Ish-sulmuesi i Interit vendos rekord, 4 minuta e 5 ndeshje pezullim

0

Me siguri edhe tifozët e Interit, ose shumica e tyre, e kanë harruar emrin e Marko Livajas.

Sulmuesi kroat nuk la ndonjë mbresë tek Interi para pak vitesh, ashtu si më pas tek Atalanta, Rubin Kazani e Empoli.

Kroati 3-vjeçar aktivizohet këtë sezon te Las Palmasi, ku ka shënuar 5 gola e ka gjetur më shumë hapësirë.

Megjithatë, sezoni i tij mbaroi fundjavën e shkuar, në mënyrë absurde.

Në ndeshjen kundër Alavesit sulmuesi u aktivizua në minutën 82, duke zëvendësuar Kevin-Prins Boatengun, ndërsa 4 minuta më vonë doli me karton të kuq, për një goditje me shkelm ndaj një kundërshtari.

Kartoni i kuq vlen një ndeshje pezullim, por kroatit iu shtuan edhe 4 ndeshje pezullim, pasi goditi lehtë në sup arbitrin, i cili raportoi gjithçka.

Rekord mund të jetë edhe ky: 4 minuta në fushë, 5 ndeshje pezullim!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image