Ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe golat, i kthen reston edhe trajnerit: Jemi të vjetër…si vera!

Tomislav Bushic nuk po ndalet me golat e shënuara me Gjilanin, teksa ka tundur edhe rrjetën ndaj Vushtrisë në atë fitore me rezultatin 3-1. Gentian Mezani e di mënyrën sesi t’i karikojë sulmuesit e tij, teksa edhe Fiton Hajdari apo Gerhard Progni janë në kuotën e shtatë golave. Ndërkohë pa harruar edhe gjashtë realizimet e Bushiç, që do të kujtohet si një sulmuesit më të mirë të Flamurtarit dhe për kohën e gjatë të kontributit, pavarësisht se ka veshur edhe fanellën e Teutës, Tiranës dhe Vllaznisë.

Trajneri i Ballkanit dhe që po lufton për titullin kampion, Ismet Munishi, ka bërë një deklaratë së fundmi duke u shprehur se lojtarët e Gjilanit janë pak të vjetër. Pikërisht mbi këtë çështje, Bushiç nuk mund ta tejkalonte aq lehtë dhe ka një dedikim në foton e postuar me fakte dhe shifra për golat e shënuar: “Jemi të vjetër, por të mirë si vera”. /Sport Ekspres/