Ish-presidenti i Juventusit nuk kursen kritikat: Sarri ka mëkatuar, Pjaniç duket si mocarela nga lodhja

Juventusi nuk po bind me paraqitjet e tij këtë sezon, duke bërë që të ms ketë të njëjtin dominim këtë sezon me Interin dhe Lazion në luftë të hapur për titull. Filozofia e Sarrit nuk ka sjellë atë që bardhezinjtë shpresonin në fillim të këtij sezoni, duke bërë që jo pak herë italiani të vihej në qendër të kritikave. Ish-presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli, është rreshtuar në radhën e kritikuesëve këtë herë, duke nxjerrë në pah problemet e klubit. Fillimisht e nis me Sarrin, ndërsa e përfundon me Pjanic, për të cilin thotë se duket sit ë ishte mocarela nga lodhja dhe ka nevojë për pushim.

“Unë kam qenë gjithmonë kritik ndaj Sarrit dhe nuk dua ta godas atë tani. Ronaldo dëshmon se një futbollist i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet e një skuadre të tërë. Chiellini do të kthehet, por ai nuk është më një djalë: ne duhet të rindërtojmë në baza të tjera.

Paratici tha se Dybala është lojtari ynë më i mirë, pse dëshiroi ta shiste atë gjatë verës? Vështirësitë në mesfushë? Problemi është psikologjik. Pjanic duket paksa si një mocarela, një lojtar që duket i lodhur është rikthyer, mbase do t’i duhej pushim. Sarri ka mëkatuar nga naiviteti duke kërkuar ndihmë, para së gjithash problemi është psikologjik. Por edhe fansat që ishin me të deri para dy javësh nuk mund ta shkarkojnë menjëherë”, është shprehur Gigli./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *