Ish-presidenti i Interit i futet futbollit anglez, përfshihet në bordin e Oksford

Në vitin 2013 Interi u shit nga presidenti i saj legjendar, Masimo Morati, te miliarderi indonezian Erik Tohir. Ky i fundit qëndroi në krye të zikaltërve për tre vite, ku në qershor të vitit 2016 mbajti vetëm 30% të aksioneve, duke shitur pjesën më të madhe te kinezët e grupit “Suning”.

Gjithsesi, indoneziani duket se nuk ndahet dot nga bota e futbollit. Siç është konfirmuar ditën e sotme, Erik Tohir tashmë është pjesë e bordit të Oksford Junajtid në Angli. Tohir duket se ka marrë një pjesë të aksioneve të klubit anglez që militon në “League One”, thënë ndryshe kategoria e tretë angleze për nga rëndësia.

Tohir dikur ka qenë në krye të DC Junajtid në Amerikë, si dhe pronar i Filadelfia 76ers në basketbollin amerikan. 48-vjeçari, ka në pronësi dhe një klub në vendin e tij të lindjes, pra në Indonezi. Persib Bandung është klubi që udhëhiqet nga Tohir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *