Ish ndihmësi i tij te Shqipëria, Kapelon e kontestojnë në Kinë!

Te Interi presin merkaton, në Kinë rezultatet. Moment aspak i lumtur për Suning, pronarët e klubit zikaltër dhe ato të Zhiangsu Suning, në Azi, aty ku në pankinë është ulur Fabio Kapelo, por që ende s’po tregon asgjë dhe është zhytyr në krizë, aq sa barazimi i sotëm 2-2 ndaj Shangai Shenxin në turin e parë të Chinese FA Cup, pra Kupën e Kinës, ka sjellë indinjatën e disa tifozëve.

Ata kanë vendosur një pankardë me të shkruar “Na ktheni Zhiangsu, Suning zhduku!”, ndërsa ka pasur edhe vërshëllima për trajnerin… E gjitha kjo ndërsa Panuçi, ish ndihmësi i tij te Rusia, në vitin 2012, është përzgjedur nga FSHF-ja për të pasuar Xhani de Biazin në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *