Ish-mesfushori i Kukësit përfundon në Gjermani

0

Mund të konsiderohet disi e çuditshme historia e  Albi Dostit në edicionin e fundit. Mesfushori u largua nga Teuta para se të mbyllej pjesa e parë e kampionatit. Më pas ishte vetë ai që e konfirmoi se kishte arritur një marrëveshje me Kukësin, por në mënyrë të habitshme ai doli vetëm 1 ditë në stërvitje me Kukësin dhe më pas “u zhduk”.

Shumë muaj më vonë mësohet se lojtari ka nisur një aventurë të re në Gjermani. Dosti ka nënshkruar me skuadrën Sv Bevern, e cila militon në ligën e gjashtë gjermane, e cila konsiderohet një ligë fshatare. 26-vjeçari ka disa ditë që është bashkuar me skuadrën dhe jo vetëm kaq, por dhe ka pozuar me skuadrën në foton zyrtare të sezonit të ardhshëm. Ajo që bie në sy është se Dosti ndodhet në mes të dy portierëve, çka tërheq dhe vëmendje.

Durrsaku ka një CV të pasur, pasi ka luajtur me shumë skuadra në Superiore, por dhe jashtë vendit. Në Shqipëri, mesfushori është aktivizuar në radhët e Kukësit, Teutës, Bylisit dhe Laçit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.