Ish-mbrojtësi i Shqipërisë nuk ndryshon ekip, mbetet në Kosovë

0

Kampionati në edicionin e fundit në Kosovë u vendos vetëm në javën e fundit, me Dritën që “rrëmbeu” titullin pas një barazimi pa gola me Prishtinën. Skuadra nga kryeqyteti pritet që sërish të jetë pretendente, ndaj ka pasur synim që të ruajë boshtin dhe të afrojë lojtarë që të rrisin cilësinë në skuadër.

Në ditët e fundit ishte vënë në pikëpyetje e ardhmja e Armend Dallkut me skuadrën e Prishtinës, por sot gjithçka është sqaruar dhe ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do të vijojë dhe për së paku një edicion të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës, ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Dallku u përfol se mund të kalonte tek Llapi, ku tekniku Bylbyl Sokoli e kishte shprehur hapur se e donte mbrojtësin në skuadër. Gjithsesi, pas takimit me presidentin e Prishtinës, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta zgjatur dhe një vit tjetër bashkëpunimin. 35-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të edicionit, në Superkupën me skuadrën e Dritës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.