Ish-lojtari i Realit të Madridit paralajmëron kryesinë: Mos të bëjmë të njëjtin gabim si me Ronaldon, nuk duhet ta largojmë Ramosin

Reali i Madridit përkundër historisë magjike që zotëron nga ku kanë dalë përherë lojtarë kampionë, ka dhe një problem të vazhdueshëm me largimin e legjendave. E njëjta ka ndodhur me Iker Casillas, Ronaldo fenomenin dhe Cristiano Ronaldo. Largimin e CR7 tek Juventusi, tifozët nuk e kanë përtypur dot, ku nuk kanë munguar dhe kritikat e tepërta ndaj kryesisë madrilene, me pretekstin që nuk dinë të menaxhojnë legjendat.

Një lajm jo i mirë është shpërndarë sot në mediat spanjolle, teksa duket se Sergio Ramos është drejt lamtumirës me skuadrën që shkruajti historinë dhe fitoi 4 Champions League. Spanjollit i mbaron kontrata në verën e vitit 2021, por duket se klubi nuk është i interesuar t’i rinovojë kontratën. Ish-lojtari i Realit të Madridit, Mijatovi?, ka thënë ditën e sotme se drejtuesit nuk duhet të përsërisin gabimin e bërë me Ronaldon dhe duhet t’i ofrojnë qendërmbrojtësit një kontratë të re.

“Ne nuk mund të lejojmë që lojtarët tanë t’i ndihmojnë ekipet e tjera, sepse ata duhet të jenë tek ne. Do të dëshiroja ta largoja këtë politikë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh në Real Madrid. Raul pati një histori magjike tek ne, por e larguam. Njësoj ndodhi dhe me Cristiano Ronaldon. Ai po shënon gola tek Juventusi, ndërsa ne po vuajmë për një sulmues. Nuk duhet ta bëjmë të njëjtin gabim, duhet ta mbajmë Ramosin. Është shtylla kryesore e ekipit. Është kapiteni ynë.”- u shpreh ai për median angleze “Stats Performs news”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *