Ish-lojtari i Austrisë që akuzoi Takajn për trukime përfundon në pranga: Është rëndë psikologjikisht!

Ish-futbollisti i Austrisë, Sanel Kuljiç, do të ishte njeriu që para pak kohësh bëri disa akuza të forta në lidhje me korruptimin e futbollit, atje ku përmendi edhe emrin e Ardjan Takaj. Por ndërkohë që flitej për presidentin e Skënderbeut, vjen edhe lajmi nga media austriake “Laola”, për të thënë se gjithmonë ka dyshime të mëdha në fjalët e nxjerra nga Kuljiç.

Ky i fundit ka përfunduar në pranga për lidhjet e tij me drogën. Kështu, 41-vjeçari u arrestua në butikun e së dashurës së tij, e cila ishte shtatzanë. Avokati i Kuljiç ka refuzuar kontaktet me mediat, ndërsa ish-gruaja e tij, Tanja, ka rrëfyer edhe gjendjen e ish-futbollistit: “Është rëndë psikologjikisht që pas vrasjes së pashpjeguar të babait të tij dhe atje nisi varësinë nga droga, por nuk ka lidhje me trafikimin e saj”, u shpreh kjo e fundit. /Sport Ekspres/