Ish-lojtari i Anderlehtit fshihet në tualet për një orë

0

Ish-lojtari i Anderlehtit, Mohamed Çite, është detyruar të fshihet në një tualet për më shumë se një orë për t’i shpëtuar agresionit të tifozëve të Standardit të Liezhit. Sulmuesi, im cili ka luajtur dy takime për Liezhin, kishte shkuar të premten në stadium për të ndjekur takimin mes Standardit dhe Lierses e fituar 2-0 nga Standardi Liezhit.

Por disa tifozë të këtij klub nuk e kanë harruar “tradhtinë” e Çitesë, i cili la Standardin në vitin 2006 për t’iu bashkuar Anderlehtit. Ata e kanë pikasur praninë në stadium të sulmuesit 33-vjeçar dhe i janë sulur atij. Për t’i shpëtuar agresionit të tifozëve të irrituar, atij i është dashur të fshihet për një orë në një tualet. Mediat belge kanë bërë me dije se policisë së Liezhit i është dashur gati një orë për të “shpëtuar” sulmuesin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here