Ish-kryeministri i Anglisë kandidat për kreun e Premier Ligës

Shumë politikanë tundohen nga futbolli dhe kanë dëshirë që të angazhohen, por kur bëhet fjala për një kryeministër është disi e pazakontë, aq më tepër kur kandidon për t’u bërë president i federatës. Në Angli, sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Toni Bler mund të jetë numri 1 i Premier Ligës.

Edhe pse në një diskutim jo formal është propozuar emri i ish-kryeministrit si kandidat për të marrë drejtimin e federatës angleze. Bler nuk është se shquhet si një tifoz i madhe dhe pse ka deklaruar se është një mbështetës i Njukasëllit.

Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë vërtetë apo do të mbesë në kuadrin e aludimit, edhe pse duket disi e vështirë që një si Bler të përfshihet në një fushë ku vërtetë nuk është se i ka kushtuar shumë vëmendje në të shkuarën. Gjithsesi, në Angli janë të bindur se klubet duan që Bler të marrë drejtimin e federatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *