Ish-kapiteni i Interit, vlerëson kuqezinjtë: Higuain&Suso çfarë dyshe!

Bepe Bergomi është një nga kapitenët e famshëm të Interit. Mbrojtësi italian mbrojti ngjyrat zikaltër për 20 sezone, ndërsa tashmë punon si komentator ndeshjes në “Sky Sport”. Bergomi komenton “kushërinjtë” e Milanit dhe vlerëson merkaton e kuqezinjve.

“Higuain është sulmuesi më i mirë i kampionatit tonë. Që kur ka ardhur Gatuzo, Milani ka mbledhur më shumë pikë se sa Interi. Me argjentinasin sulm, kuqezinjtë do të kthehen shumë shpejt në vendet e larta të tabelës.

Arritën të mbajnë dhe Suson në ekip dhe askush nga jashtë nuk pagoi klauzolën prej 38 milionë eurosh për shërbimet e spanjollit. Ai është një lojtar përcaktues në kampionatin tonë dhe për mendimin tim, Milani mund të arrijë Championsin duke u renditur në katërshen e parë”, përfundon Bergomi, i cili ka zhvilluar 519 ndeshje me bluzën e Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *