Ish-kapiteni Erald Lakti i tregon Fiorentinës: Nuk e prisja Kumbullën kështu, Vlahoviç ka qenë një hap para

Erald Lakti po vazhdon karrierën e tij në Serinë C, ku ka shkuar në formën e huazimit në mënyrë që të fitojë sa më tepër minuta në këmbët e tij. Kartoni i tij është ende në pronësi të Fiorentinës, me moshat e së cilës lojtari shqiptar ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në krahë.

Ndërkohë Lakti ka folur edhe mbi ekipin e violëve, duke treguar mbi gjendjen e tyre, ndërsa nuk ka lënë pa prekur edhe temën e Vlahovic, si dhe të mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbulla. Ky i fundit është vënë nën shënjestrën e klubit të Fiorentinës.

“Fiorentinën e shoh mirë. Iachini ka grintën e duhur. Vlahoviç? E kam dalluar që më herët që ka pasur hap tjetër nga bashkëmoshatarët e tij. Kjo gjë duket edhe tani. Sa i Kumbullës është një lojtar shumë i mirë dhe djalë i mrekulluaeshëm. Nuk e prisja se do të shndërrohej kaq i fortë në pak kohë. Fiorentina është e duhura për të”, ka thënë Erald Lakti./Sport Ekspres/