Ish-gjyqtari komenton penalltinë në Korçë: Llapraj u tregua tolerant!

Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes Skënderbeu-Luftëtari, që përfundoi në shifrat 2-2 ishte rasti i penalltisë në minutën e 85-të. Gjyqtari Llapraj akordoi një 11-metërshi, por nuk u kuptua nëse ishte një faull për prekje të topit me dorë (çka nënkuptohej nga protesta e lojtarëve të Skënderbeut) apo ishte ndërhyrja me këmbë mbrojtësit Sambout ndaj Ymerajt.

Ish-gjyqtari Sokol Çekaj ka reaguar përmes një postimi, duke i dalë në mbrojte gjyqtarit, sigurisht duke marrën të mirëqenë që Llapraj ka gjykuar ndërhyrjen me këmbë dhe jo prekjen me dorë. Çekaj ka dh enjë kritikë për gjyqtarin e ri, duke veçuar se nuk duhet të kishte qenë aq tolerant nga protestat e lojtarëve vendas, duke veçuar dhe kapitenin Radas, i cili sipas tij e ka tepruar.
“Në portale të ndryshme lexova që arbitri Llapraj i dhuroi tre pikët Luftëtarit me një 11-metersh të pa qenë. Të gjithë portalet mendojnë që arbitri akordoi penallti për prekje të topit me dorë, por nuk shohin ndërhyrjen që bën mbrojtësi ndaj sulmuesit. Një bravo për arbitrin që e dha atë penallti se disa arbitra tjera do e kalonin pa e dhënë atë penallti. Por, nuk duhej të ishte treguar aq tolerant ndaj protestave, sidomos ndaj Radasit”, përfundon .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *