Ish-futbollisti i Skënderbeut është në alarm: Është pak e çuditshme, nuk e kuptoj sjelljen e Suedisë

FIdan Aliti ka folur nga Suedia për emisionin Sporti Total në KTV. Ky shtet është pas Bjellorusisë me rregullat më të lehta për qytetarët, duke e lënë në dorën e tyren nëse duan të dalin apo jo. Megjithëse po përflitet për një shtrëngim të këtyre rregullave, për momentin vazhdohet po njësoj.

Sipas asaj që raportojnë specialistët nga Suedi, kjo po bëhet që populli të eksopozohet sa më shumë me COVID-19 që kur ai të rikthehet, ta gjejë popullatën të imunizuar. Gjithsesi ish-lojtari i Skënderbeut ka kaluar në alarm me sjelljen e Suedisë.

“Është pak e çuditshme se si shteti deri më tani nuk ka reaguar sikurse shtetet e tjera të Evropës. Duke e parë situatën në të cilën janë shtetet e tjera, sigurisht që duhet të kemi më shumë kujdes. Mirëpo, këtu në Kalmar situata është më e qetë dhe ka më pak të infektuar nga koronavirusi. Por, në qytetet e tjera më të mëdha ka më shumë të infektuar”, thotë Aliti. /Sport Ekspres/