Ish-futbollisti i jep “shuplakë” Barcelonës: Klub kllounësh, janë pa elegancë dhe klas

Barcelona është në një periudhë të vështirë këtë sezon dhe kjo duket qartë edhe në fushën e lojës, ku nga java në javë po zhgënjen me rezultatet e marra. Për të përkeqësuar gjithçka kanë qenë edhe ndodhitë e fundit për përplasje brenda klubit. Situatën aktuale në kampin e katalanasve e ka komentuar edhe Dugarry, ish-futbollist i ekpit spanjoll për gjysmë sezoni, që nuk i ka kursyer aspak kritikat dhe fjalët për Barcelonën, duke e quajtur madje një klub kllounësh dhe pa klas.

“Është një klub kllounësh. Bëjnë të kundërtën, Kam përshtypjen se atje nuk ia kanë idenë se si drejtohet një klub. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë prioriteti i vetëm. Nuk ka asnjë marrëveshje mes shumë njerëzve, që përkthehet në lëvizjet e merkatos. Një shembull është marrja e Coutinho ose Dembele.

Pas largimit të Iniestës dhe Xavit, Barcelona shpenzoi shumë para në mënyrë të panevojshme. Deri tani ende nuk kanë gjetur një lojtar që mund të japë aq kualitet sa ata. Klubi po përballet me shumë probleme dhe pjesa më e keqe është se imazhi i tij po vuan. Ka shumë njerëz te Barcelona që kanë mungesë eleganci dhe klasi. Tani është një klub pa klas”, ka deklaruar Dugarry për Barcelonën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *