Ish-drejtori Dervishi: Alla, favorit nëse përballet me Kukësin në gjyq

0

Dritan Dervishi mbante rolin e drejtorit të përgjithshëm në fillim të sezonit, kur dhe u ndërtua skuadra e Kukësit. Një ndër lojtarët që u afruan gjatë “epokës” Dervishi ishte dhe Albi Alla. Qendërmbrojtësi vijon qëndrimin në Greqi me pretendimet se kontrata i ka përfunduar, ndërsa në Kukës e presin që të kthehet, pasi e llogarisin pjesë të skuadrës. Për “Sport Ekspres”, ish-drejtori i Kukësit flet rreth kësaj historia, duke veçuar faktin që lojtari ka shumë shanse që të dalë i fituar, nëse çështja shkon deri në gjyq.

Arsyet e kësaj përplasjeje? Për Dervishin, menaxhimi i keq ka çuar në një përplasje që nuk është e favorshme për askënd: “Alla dhe Kukësi duhet të gjejnë një pikë takimi. Ky problem u keqmenaxhua nga klubi. Detyra ime ishte të zgjedh lojtarë, kontratat i bën avokati, por s’ka rëndësi kjo. Nëse kjo çështje shkon në gjyq, me shumë mundësi fiton lojtari, pasi FIFA njeh fundin e sezonit kur mbaron kalendari i FSHF-së. Mos të harrojmë që Alla posedon pasaportë greke, çka e favorizon”, përfundon Dervishi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here