Ish-bavarezi lë zyrtarisht Mynihun, firmos për ekipin e ri!

0

Arjen Roben dhe Frenk Riberi ishin padyshim dy largimet më të bujshme nga Bajerni i Mynihut, pasi dyshja kishte bërë histori në “Allianz Arena”. Sidoqoftë, nuk ishin të vetmit që u larguan, pasi së bashku me ta, të njëjtën rrugë ndoqi edhe Rafinja.

Braziliani la Bajernin mes lotësh pas plot 8 vitesh dhe tashmë ka firmosur zyrtarisht për ekipin e tij të ri. Që nga dita e sotme, Rafinja do të jetë një lojtar i Flamengos.

Mbrojtësi ka vendosur për t’u rikthyer në atdhe pas plot 14 vitesh, kohë kur nga Koritiba kaloi te Shalka 04. 33-vjeçari në të shkuarën, përveçse në Bundesligë, ka provuar të luajë edhe në Serie A me fanellën e Xhenoas, të cilën e mbajti veshur për diçka më shumë se një vit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.