Ish-arbitri i del në mbrojtje Ismajlit: A mos tradhtoi Kosovën për Serbinë?

Ardian Ismajli zgjodhi që të përfaqësonte Kombëtaren e Shqipërisë, ndonëse ishte kapin i ekipit të 21-vjeçarëve të Kosovës. Mbrojtësi ka luajtur në dy takimet e fundit me Skocinë dhe me Uellsin, duke bërë paraqitje të mira si dhe duke dhënë besim se në të ardhmen do të jetë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën kuqezi.

Gjithsesi, i riu është vënë jo pak në shënjestër nga tifozët, të cilët shkojnë deri aty sa e konsiderojnë tradhtar që zgjodhi Shqipërinë para Kosovës. Në mbrojte të lojtarit kuqezi ka dalë ish-gjyqtari i njohur Sokol Çekaj. Ky i fundit u kujton historinë të gjithëve atyre që e kanë harruar, duke theksuar se Ismajli nuk e la Kosovën për Serbinë që ta akuzojnë për tradhti.

 

“Jam i habitur nga disa tifozë të Kosovës, që ofendojnë lojtarin kosovar që erdhi të luajë me Kombëtaren shqiptare. Vetëm një gjë dua t’ju them: A mos valle ky djalë tradhtoi Kosovën për Serbinë apo erdhi dhe po luan për flamurin e të parëve tanë?

Po ju përmend vetëm dy emra, të cilët në luftën e Kosovës dhanë jetën për Pavarësinë e saj dhe ishin nga kjo Shqipëri, ku erdhi dhe po luan ky djalë, edhe dhanë jetën për këtë flamur, atë me shqiponjën dy krenare për flamurin e bacës Isa Boletini e për flamurin e Ismail Qemalit.

I pari është komandant Shpendi, i quajtur Skerdilajd Llagami, tiransi trim që dha jetën për Kosovën tonë.

I dyti kavajasi trim Indrit Cara që dhe ky dha jetën për Kosovën e lirë e të pavarur.

Kështu që ju bëj thirrje mos ofendoni më lojtarë, a luajnë për Kosovën a për Shqipërinë, ato janë bij të shqipes dhe jemi një e rëndësishmja është të luajnë për këto dy skuadra”.

One thought on “Ish-arbitri i del në mbrojtje Ismajlit: A mos tradhtoi Kosovën për Serbinë?

  1. KA CA HALE KOQEVAR QE DUAN ERDOGANIN OSE SERBIN PASI JANE NIP TE ATYRE POR KUR KANE NEVOJE THERASIN PER SHQIPERINE AME DHE KUR STA KANE NEVOJEN THONE JEMI SHTET ME VEHTE …..KOSOVARET JANE VEC PER INTERES…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply to ss Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *