Isai: Shkumbini e nis me 13 korrik

0

ë gjithë presin me padurim në Peqin se cili do të fati i ekipit të Shkumbinit për sezonin e ri që pritet të nisë gjatë këtij muaji. Për disa dilema fillestare, administratori i klubit Astrit Isai, jep disa përgjigje rreth hapave të parë për organizimin e ri. Në intervistën e tij ai shprehet: “Ndonëse për ekipin ka qenë kohë pushimesh, për ne kjo periudhë nuk ka rezultuar e tillë. Vazhdimisht kemi qenë në kontakt me kryetarin e ri të sapo zgjedhur dhe me deputetin Aqif Rakipi, për të vendosur disa pika rreth të ardhmes të ekipit. Padyshim, që bisedimet kanë qenë pozitive por që ende kanë nevojë edhe për raund tjetër bisedimesh të cilën shpresoj që do ta zhvillojmë shpejt këto ditë. Për sa i përket nisjes së fazës përgatitore, kemi menduar që ajo të nisë më 13 korrik, por këtë datë ende nuk e kemi zyrtar dhe do ta publikojmë pas një takimi të ardhshëm me drejtuesit. Për sa i përket drejtuesve të pankinës deri më tani mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga sezoni i kaluar. Në krye të listës për trajner, për sezonin e ardhshëm qëndron Ilirjan Filja dhe besojmë të ngremë një skuadër cilësore me të. Por, në fund do të jenë bordi i drejtuesve të ri ata që do të vendosin për gjithçka lidhet me mbarëvajtjen e punës në ekip”, ka përfunduar Isai.      Lulzim RESULI

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image