Irritimi pas eliminimit, Nejmari dhe Al-Khelaifi humbasin kontrollin!

PSG nuk arrin akoma të besojë që është eliminuar nga Champions Liga. Djemtë e Tomas Tuhel ishin me një këmbë në çerekfinale, por Mançester Junajtid, edhe pse me mungesa pafund, besoi, tregoi karakter dhe përulje, duke arritur një kualifikim të jashtëzakonshëm.

Akordimi i penalltisë në minutat shtesë, që u shndërrua në gol nga Rashford, ka sjellë irritimin e madh të Nejmarit dhe presidentit Naser Al-Khelaifi.

Sulmuesi u pa të protestonte përpara kamerave gjatë momentit të penalltisë, ndërsa ai nuk është ndaluar me kaq. Sipas raportimeve të “RMC”, braziliani, edhe pse me paterica në duar, ka dashur të futet pas ndeshjes në dhomën e arbitrit Damir Skomina.

Vendimi i sllovenitt e ka tërbuar dhe është dashur ndërhyrja e stafit të PSG, të cilët nuk kanë lejuar Nejmarin të futej në dhomën e arbitrit. Edhe presidenti është shfaqur tepër i pezmatuar pas humbjes.

Al-Khelaifi ka humbur kontrollin duke goditur një derë në dhomat e zhveshjes. Më pas ai kaloi rreth një orë bashkë me ekipin, aty ku u diskutuan shumë gjëra në lidhje me ndeshjen dhe të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *