Ironive nuk i shpëton as Lukaku, ish-shoku i ekipit “tallet” me sulmuesin pas eleminimit nga Championsi

Interi është eleminuar nga kompeticioni Champions League pas asaj humbjeje me rezultatin 1-2 kundër Barcelonës në Milano. Pas këtij rezultati nuk ka munguar ironia e Luke Shaw në drejtiom të ish-bashkëlojtarit të tij, Romelu Lukaku.

Mbrojtësi i Manchester United ka postuar në rrjetin e tij social të “Twitter”-it një postim të sulmuesit belg. Ky i fundit shkruante sipër fotos së tij UCL për të treguar lumturinë që mund të luante në një kompeticion të tillë, ndërsa Shaw ka shkruar mbi postimin e tij fjalët “Mirë se vjen sërish”, duke ironizuar faktin se tani Lukaku do të luajë me ekipin e tij në Europa League së bashku me ish-skuadrën e tij, Manchester United./Sport Ekspres/