Ironitë e tifozëve të Napolit për afrimin e Rrahmanit: Jemi për Serinë B sezonin tjetër?

Napoli zyrtarizoi ditën e sotme transferimin e mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani, edhe pse ky kalim kishte kohë që ishte bërë i ditur. Por pavarësisht kësaj, as përforcimet nuk po kënaqin më tifozët napoletan. Këta të fundit kanë braktisur skuadrën në stadium, ndërsa rezultatet negative kanë bërë që të mos i kursejnë aspak kritikat për klubin.

Madje një gjë të tillë e kanë bërë edhe në postimin e Napolit për zyrtarizimin e Rrahmanit. Tifozët napoletanë kanë vërshuar me komente ironike ku shprehin hapur pakënaqësinë me klubin e tyre të zemrës, që sipas tyre po shkon drejt Serisë B dhe disa prej tyre nuk janë kënaqur nga transferimi i mbrojtësit shqiptar./Sport Ekspres/