Ironike! Suarez shënoi pas një viti në Champions, përballë të njëjtit portier

Luis Suarez shënoi golin e parë për Barcelonën në fitoren 3-0 përballë Liverpulit dhe pavarësisht se shënoi kundër ish-ekipit të tij, uruguaiani festoi, kjo pasi i kishte munguar goli prej më shumë se 1 viti.

Sulmuesi katalanas nuk shënonte që nga 4 prilli 2018 përballë Romën në çerekfinalen e parë, pikërisht përballë Alison. Portieri brazilian duket fatsjellës për “El Pistoleron”, i cili më në fund u zhbllokua në arenën e kampionëve.

Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales dhe shihet si favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe me dyshen Suarez-Mesi në një formë të shkëlqyer, blaugranasit duken të pandalshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *