Ironia ndaj tifozëve të Riverit: Mos i gjuani me gurë pilotit, nuk ka lidhje me 2011!

0

Edhe pak ditë kanë mbetur nga zhvillimi i finales së kthimit të Kupës Libertadores, River Plejt-Boka Zhuniors. Derbi më i fortë në botë do të luhet në “Santiago Bernabeu” të Madridit me datë 9 dhjetor në orën 20:30.

Autoritetet spanjolle kanë marrë masat e duhura dhe po bëjnë maksimumin për të shmangur përplasjet mes dy tifozërive “armike”. Nga Argjentina do të udhëtojnë nga 5 mijë tifozë për çdo ekip, ndërsa nuk mungojnë batutat dhe polemikat mes palëve. I fundit që e ka bërë një gjë të tillë është vëllai i Dario Benedetos, sulmuesit të Bokës dhe idhullit absolut të tifozërisë së saj.

Aerolinaes e Argjentinës u bën thirrje tifozëve të RiBerit të mos shkaktojnë probleme në aeroport dhe mos gjuani me gurë, kur piloti, kur të jeni duke iu afruar Madridit, do t’u thojë: ‘përgatitemi për zbritjen’. Është një procedurë standarde dhe nuk ka lidhje me vitin 2011”, ironizon vëllai i bomberit, duke iu referuar rënies së Riverit nga kategoria në vitin 2011, çka kuptohet dhe nga modifikimi i emrit ku bie në sy shkronja B.

Tifozët e Bokës nuk përtojnë kurrë t’ua kujtojnë atyre të Riverit rrëzimin në vitin 2011, por komenti i vëllait të Benedetos ka lidhje dhe me ngjarjet e pakëndshme, që sollën transferimin e klasikes në Spanjë, si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta të tifozëve të Riverit kundrejt autobusit të lojtarëve të Bokës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.