Ironia e tifozit për skuadrën e femrave, “kthehuni në kuzhinë”! Vjen reagimi i veçantë i Romës

Futbolli i femrave po zhvillohet përditë e më shumë dhe diçka e tillë i ka ndodhur dhe ekipit të Romës. Skuadra e femrave e drejtuar nga trajneria Elisabeta Bavanjoli, do të debutojë nesër në kampionat përballë Sasuolos.

Skuadra e femrave të Romës ka hapur faqen e saj zyrtare në “Twitter”, pak orë përpara ndeshjes dhe një përdorues ka shkruar komentin e parë. Një koment tipik i atyre që nuk janë shumë pro futbollit të femrave, që po përparon dhe shtrihet në shumë vende.

Kthehuni në kuzhinë”, shkruante një nga komentuesit, por nuk ka vonuar reagimi i vajzave të Romës. “Komplimente, jeni fituesi krenar i çmimit tonë të parë ‘Idioti i ditës’!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *