Ironia e Sinan Idrizit: Ka nga ata që ngjyen duart te fondi publik, tani të japin edhe mend

Flamurtari ndodhet në një gjendje të vështirë në kampionatin shqiptar, më të vështirën prej vitesh. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, shpeshherë ka polemika në distancë dhe ironi për gjendjen e vlonjatëve.

I ftuar në “Top Channel”, administratori i këtij klubi, Sinan Idrizi, është shprehur me krenari se nuk ka prekur asnjë qindarkë të vetme nga fondi publik. Gjithashtu është thënë se Flamurtari do të lihet në një moment të mirë, pasi në këto kohë do të ishte një ikje prej burracaku.

“Kam 6 vite që vetëm financoj dhe kam 0 aksione këtu. E them me krenair që asnjë qindarkë nuk e kam cënuar qytetin tim në arkën e shtetit. Të gjithë klubet shqiptare, përjashtu nja dy në dijenin time, marrin nga fondi publik. Pastaj kanë para për të paguar tekat e lojtarëve, por nuk kanë për të bërë çerdhe dhe për të ndërtuar rrugë. Nuk e kuptoj këtë llogjikë, jam krenar që nuk e kam cënuar me asnjë qindarkë qytetin tim.

Nëse largohesha në këtë moment, do të ishte largimi prej burracaku. Ka nga ata që kanë “ngjyer duart” me fondet publike dhe të japim mend tani. Nëse dikush do që të vijë dhe të marrë Flamurtarin, le të vijë. Por unë njëherë do i zgjidh të gjitha problemet dhe ta marrin pastaj, se kështu do të quhet ikje nga lufta”, tha Idrizi. /Sport Ekspres/