Ironia e Riçarlison: Ne në finale, Argjentina le të ankohet gjithë jetën

Dy golat e Gabriel Zhezus dhe Roberto Firminjos i dhanë fitoren Brazilit kundër Argjentinës dhe kualifikuan vendasit në finalen e madhe të Kupës së Amerikës.

Festë “samba”, por edhe protesta pafund nga kombëtarja “albiceleste” që pretendon për dy penallti të padhëna kundrejt Agueros dhe Otamendit.

Riçarlison ndihet i lumtur për fitoren. Sulmuesi i Evertonit e ndoqi klasiken e famshme nga stoli dhe as që ia ndjen për komentet e rivalëve të urryer të Argjentinës.

Ata po ankohen për gjykimin, por le të flasin sa të duan. Në finale është Brazili, ndërsa Argjentina të ankohet për pjesën e mbetur të jetës”, thekson 22-vjeçari duke mos e kursyer ironinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *