Irlian Ceka, nga të rinjtë e Lacios te futbolli profesionist

0

Irlian Ceka ka bërë hapin e parë të madh në karrierën e vet, sepse ditën e sotme është transferuar nga skuadra Primavera te Lacios, si quhen të rinjtë, te Sambenedeteze, në Lega Pro, raporton “gianlucadimarzio.com”.

Sezonin e shkuar Ceka shkëlqeu me Lacion, duke luajtur 28 ndeshje e duke shënuar një gol me të rinjtë.

Tani Lacio nuk i ka ofruar kontratë profesionisti dhe e ka lënë të lirë që të rritet, ndaj Ceka shkon në divizionin e tretë italian, që do të thotë se nis karriera profesioniste për 19-vjeçarin e talentuar. Te Samp trajner është një romanist, Moriero, ndërsa Ceka do të firmosë një kontratë 1+1.

Mbrojtësi luajti edhe para një muaji për Shqipërinë U-21, në sfidën kundër Estonisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here