IPKO Superliga | Llapi i falet një autogoli, Uka qetëson Drenicën

0

Llapi nuk e pati aq të thjeshtë sa mendohej kundër KEK-ut. Ekipi nga Podujeva vuajti në transfertë përballë ekipit të vendit të fundit. Ndeshja u vendos nga një autogol i Vitisë në minutën e 72’.

Kjo fitore e ngjit Llapin në vendin e dytë me 57 pikë. Feronikeli kryesues ndodhet dy pikë më shumë dhe do të luajë të hënën në Prizren përballë Lirisë, sikurse Prishtina (56 pikë) udhëton në të njëjtën ditë në Ferizaj.

Drenica siguroi një fitore qetësie në shtëpi përballë Trepça ’89. Dygolëshi i Kreshnik Ukës, golashënuesit më të mirë të ekipit, vendosi ndeshjen. Ky ishte rezultati i gjashtë pozitiv për vendasit, ndërsa ekipi nga Mitrovica vazhdon të jetë afër zonës së rrezikut.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 26

E shtunë, më 6 prill 2019, ora 15:00

Drenica-Trepça ’89 2-0
Shënues: Uka 10’, 55’

KEK-u-Llapi 0-1
Shënues: Vitija (aut) 73′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.