IPKO Superliga: Gjilani ende gjallë, Ferizaj shkatërron KEK-un

Janë luajtur sot dy ndeshje të vlefshme për javën e 32-të në kampionatin kosovar të futbollit, IPKO Superliga. Ferizaj luajti në transfertë përballë KEK-ut, që renditet në vend të fundit me vetëm 1 pikë. Kjo sfidë u mbyll me fitoren e miqve 2-5. Golat nga Çerkini, Krasniqi, Mehmeti, Dautaj dhe  Lumaj i dhanë fitoren Ferizajt që siguroi dhe qëndrimin matematikisht në IPKO Superliga. Ndërsa për KEK-un shënuan Eminhaziri dhe Vitija.

Në takimin tjetër, Gjilani ka marrë një fitore me shumë vlera përballë Lirisë, duke triumfuar 4-0 dhe duke ruajtur shpresat për mbijetesë. Hajdari, Nika dhe dopieta e Razak i dhanë fitoren gjilanasve, që ngjiten në kuotën e 38 pikëve, një më pak se Trepça e vendit të nëntë. Vendi i shtatë dhe i tetë, Drenica dhe Ballkani, janë në kuotën e 40 pikëve dhe lufta për mbijetesë është ashëprsuar shumë në IPKO Superliga.

IPKO Superliga, java e 32-të

Gjilani – Liria  4-0
Hajdari 11’, Razak 20’ 69’, Nika 61’

KEK-u – Ferizaj  2-5
Eminhaziri 25’, Vitija 65’ / Çerkini 20’, Krasniqi 50’, Mehmeti 68’, Dautaj 70’, Luma 89′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *