Inzagi “reprezalje” në stërvitje, tre emra gati për ta zëvendësuar

0

Lacio është pranë humbjes së objektivit Champions. Skuadra e Simone Inzagit kapitulloi në sfidën e fundjavës ndaj Kievos të rënë tashmë nga kategoria. Humbja 1-2 në “Olimpico” i shokoi të gjithë dhe i largon bardhekaltrit edhe më shumë nga vendi i katërt, në të cilin ndodhet Milani me 4 pikë më shumë.

Lacialët janë kthyer në stërvitje mëngjesin e sotëm. Simone Inzagi ka qenë shumë i nxehur me lojtarët e tij, duke u munduar që ata të kuptojnë gabimet dhe të rikthehen te paraqitjet pozitive. Edhe vetë trajneri ndjen presion të madh mbi supe pas lajmeve të fundit në lidhje me një largim të tij.

Ndeshja e ardhshme është gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ndaj Milanit. Pas kësaj sfide pritet të vendoset shumë rreth të ardhmes së Inzagit. Kualifikimi kundër kuqezinjve do të qetësonte ambjentin dhe do i jepte mundësinë Lacios për ta mbyllur sezonin me trofe.

Në rast të shkarkimit të trajnerit, emrat e lakuar për ta zëvëndësuar janë Roberto De Zerbi i Sasuolos, Leonardo Semplici i SPAL dhe Valter Maxarri i Torinos. Ky i fundit shihet si më i pëlqyeri nga presidenti Lotito. Edhe De Zerbi është një kanditaturë serioze dhe preferohet për stilin e tij të futbollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.