Inzagi mund Nestën, në Venecia ëndërrojnë Serinë A

Venecia ka shkëlqyer sot në sfidën çerekfinale play-off për ngjitje në Serinë A, duke fituar 3-0 ndaj Peruxhias. Një sfidë mes dy kampionë bote, dy miq të mirë si Filipo Inzagi e Alesandro Nesta, me të parin që triumfoi, diçka logjike, duke pasur parasysh që ai punon prej kohësh me Venecian, ndërsa Nesta e mori Peruxhian para ndeshjes së fundit të kampionatit, vendim i gabuar prej tij.

Festë e madhe në Venecia, aty ku stadiumi ishte plot dhe para ndeshjes shumë varka e anije të vogla kishin shkuar drejt stadiumit të veçantë të lagunës.

Tani Venecia sfidon Palermon në gjysmëfinale, Seria A duket më pranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *