Inzagi i mat pulsin skuadrës, Milinkoviç-Saviç tregon problemet

0

Sergej Milinkoviç-Saviç ishte një ndër zbulimet e Serie A në sezonin e kaluar. 23-vjeçari shkëlqeu me Lacion, që i shkoi shumë afër kualifikimit në Champions. Merkato e verës ishte shumë intensive për të, me shumë klube të mëdha që ishin gati të shpenzonin shumë para për kartonin e serbit, por Lotito dhe Tare e bindën të rinovonte me bardhekaltrit.

Sezoni i ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, por Milinkoviç-Saviç është gati për t’u rinisur. Ai shpjegon vështirësitë e hasura për “Sky Sport”, ndërsa është gati të rikthehet dhe t’i japë një dorë të madhe ekipit të Inzagit.

LACIO – “Vitin e kaluar zhvilluam një sezon të madh dhe do të japim maksimumin për ta përsëritur një gjë të tillë. Grumbullimi është i drejtë, sepse e ka vendosur klubi. Ata urdhërojnë dhe ne e zbatojmë. Do të jenë 4 ditë ku do të kemi mundësinë për të folur dhe diskutuar më shumë me njëri-tjetrin.”

MERKATO – “Nuk është e thjeshtë të dëgjosh disa zëra në kokën tënde, as në Botëror nuk luajta mirë. Më pas u ktheva, rinovova dhe jam i lumtur. Tentoj të jap më të mirën time, por nuk jam i kënaqur me atë që kam bërë deri tani. Duhet të përmirësohem dhe në aspektin psikologjik. Nuk e kisha të thjeshtë me gjithë ato zëra merkato, por do të përpiqem të jap maksimumin tim. Kam firmosur për 5 vite me Lacion dhe e përsëris, jam i lumtur. Çmimi im? Unë mendon vetëm të luaj, nëse vlej 80 apo 100 milionë euro e dinë njerëzit.”

Drejtuesit e Lacios kanë vendosur të dërgojnë ekipin në grumbullim deri në ndeshjen e së shtunës me Sampdorian. Simone Inzagi, trajneri i ekipit, ka diskutuar me grupin e lojtarëve, duke u kërkuar nëse i ka akoma në krah, siç citon “Cittaceleste.it”.

Senatorët janë përgjigjur të gjithë pozitivisht, por dikush ka raportuar te presidenti Lotito. Ky i fundit është acaruar nga loja e skuadrës në ndeshjet e fundit dhe ka filluar të dyshojë në raportin e trajnerit me ekipin.

Nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Të ngremë kokë si burrat, t’i pranojmë kritikat dhe të rinisemi më të fortë, siç kemi bërë në të kaluarën, duke luftuar fort për bluzën që mbajmë veshur”, ka folur Çiro Imobile përpara lojtarëve të tjerë, duke dashur të rrisë moralin e ekipit.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.