Intervistat/ Trajner portierësh apo i ekipit të parë? Egbo: Nuk merrem me fjalë, shihni te 2013

0

Tirana është afruar edhe më shumë me titullin kampion pas fitores në shifrat 1-2 ndaj Skënderbeut. Një triumf ky që tregon përfundimisht pjekurinë e bardhebluve që arrijnë edhe njëherë të përmbysin kundërshtarin.

Skënderbeu e nisi duke dominuar Tiranën ndërsa Mensah dërgoi topin në rrjetë me kokë. Kur pritej që bardheblutë të gabonin ishte Ngo që për 5 minuta nuk lejojë që të luhej serenata korçare. Me dopietën e realizuar e bën Tiranën që të mbajë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin, për ta siguruar edhe më shumë skuadrën me suksesin.

Ilir Daja (Skënderbeu): “Ne sot ishim me çerekun e ekipit, luajtëm një 90 minutësh raskapitës me 6-7 mungesa. Kishim disa arnime dhe nuk mund të përballonim një ekip me kontigjent shumë më të mirë se ne dhe që kishte gjithë javën që përgatitej për ne. Zërat për te Shkëndija? Nuk është mirë që të dalin gjëra të tilla tani, unë jam trajner i Skënderbeut dhe presim një përgjigje për vendimin në Europë. Më vonë le të shohim. Ne po përfaqësojmë një ekip që doni apo nuk doni, ka bërë historinë në 10 vitet e fundit, jo këtu, po në Europë. Nuk besoj se na kanë mbetur vetëm emri, jemi goxha mirë në kampionat”.
Pyetja e Dedes: “Nuk kisha parë asnjëherë një ekip të Dajës si luajtët ju në pjesën e dytë”.
Daja: “Imagjino pak Nevil kur të ndodh ty te Kombëtarja kjo gjë se atë kontigjent ke, çfarë mund të them unë”

Egbo (Tirana): “Nuk jam tip që merrem me fjalë, po vazhdoj rrugën time. Nëse nuk do kisha ndërmend të jem trajneri i parë i Tiranës, nuk do merrja licencën PRO që e kam nga 2013. Të gjithë janë të rëndësishëm, askush i pazëvendësueshëm. Unë nuk flas, por pres çfarë vendos Zoti. Skënderbeu mendoi të mbronte rezultatin dhe bëmë diferencën me kualitetet në sulm”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.