Intervistat/ Starova e sheh te fati: Edhe ti që ma bën pyetjen, nuk e mendon se jemi keq

Përballja e parafundit e Superiores për javën e shtatë të saj, Laçi-Bylis, është mbyllur në një barazim pa gola. Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarëve të Laçit për të marrë pikët e plota në këtë takim, nuk ia kanë arritur qëllimit.

Mbrojtja e Bylisit dhe Isli Hidi kanë qenë në nivelin më të mirë të mundshëm, për të mbajtur portën të paprekur. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e dy trajnerëve për “Supersport”:

Trajneri Dovedan, (Bylis): “Kemi luajtur një ekipi shumë të mirëorganizuar dhe të fortë. Bylisi nuk pretendon për vendin e parë, por që të jetë sa më lartë në vendet e renditjes. Ekipi është ngjitur nga Kategoria e Parë, prandaj duhet të marrim eksperiencën”.

Trajneri Starova, (Laçi): “Është e vështirë të krijosh raste ndaj një ekipi që mbron me gjithë ekipin, si Bylisi. Kemi pasur disa mundësi që në pjesën e parë, që u shtuan në të dytën. Më vjen keq që nuk fituam. Ekipi dha shpirtin në fushë, por nuk arriti të fitonte, ishte i pafat. Unë besoj se edhe ti që po më pyet për pikët, nuk e beson se kemi luajtur keq. Nuk kemi vuajtur në këtë aspekt. I provuam të gjitha me daljet në krahët, topat e gjatë, kombinime. Të krijosh kaq raste sa ne kundër Bylisit është shumë e vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *