Intervistat/ Sormani flet pas humbjes: Sikur Telushi ta shënonte penalltinë, për arbitrin e keni të kotë

Dy ndeshjet e radhës të Superiores janë mbyllur atje ku Skënderbeu dhe Laçi kanë fituar takimet e tyre përkatësisht ndaj Partizanit dhe Teuta. Në takimin kryesor të kampionatit shqiptar që u zhvillua në Korçë ka pasur 5 gola në fitoren 3-2 dhe shumë polemika. Ndërkohë kurbinasit fituan 0-1 falë Turkajt që shënoi me kokë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve dhe protagonistëve për “Supersport”:

Cungu (Laçi): “Pas dy rezultateve aspak të pritshme, sidomos ajo në shtëpi ndaj Tiranës, duhej që të reagonim. E rëndësishme ishte për mënyrën sesi e kemi fituar ndeshjen. Kontribut kanë dhënë shumë lojtarë që kanë luajtur në nivelin e duhur. Sigurisht që ishte stresuese që kemi kryer dy zëvendësime menjëherë në fillim të pjesës së dytë, pasi mund të kishim dëmtime apo kartonë të kuq, por falë djemëve nuk ka ndodhur”.

Sormani (Partizani): “Ndoshta rezultati nuk e tregon, por ne kemi luajtur shumë mirë. Ne nuk ishim mirë vetëm për 20 minuta, por në tërësi. Nëse Telushi do të shënonte atë penalltinë e dytë, mund të kishim fituar. Duhet që të vazhdojmë të luajmë dhe duhet të mendojmë për ato raste që kemi humbur. Për arbitrin nuk flas, më tregoni çfarë pamjesh të dëshironi, por nuk do të flas dhe e keni të kotë. Ferati ka bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Skënderbeut, megjithëse kemi aktivizuar edhe Romeron. Për të fituar një ndeshje duhet të jesh konstant dhe kampionatin e tregon klasifikimi që është modern dhe impenjativ”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *