Intervistat/ Sormani del nga rregullat me arbitrat: U mbyll pas 18 minutash! Shkarkimi? Nuk kam frikë nga asgjë

Nëse do të përshkruanim Tiranën e Egbos deri tani, pas 12 ndeshjesh me 11 fitore dhe 1 barazim, atëherë tre do të ishin fjalët: “Pëso, përmbys, fito”. Në jo pak raste bardheblutë e kanë pësuar të parët, por në fund ia kanë dalë të marrin tre pikët.

Kështu ka rezultuar edhe në derbin e sotëm, atje ku është fituar në shifrat 5-1 ndaj Partizanit. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “E kemi filluar ndeshjen shumë keq, por loja ndryshoi shumë pas kartonit të kuq. U tregova i qetë edhe pas golit të pestë, sepse jam besimtar në Zot dhe nuk besoj te asnjëri tjetër, duhet të tregohesha kështu. Pavarësisht se fituam 5-1 nuk jam i kënaqur sot, pasi nuk kemi luajtur mirë. Do ta diskutojë me ekipin pasi Partizani kishte një lojtar më pak, por ka luajtur si i barabartë. Për mua kjo ka qenë një nga ndeshjet tona më të dobëta deri tani. Nuk mendoj se e nxorrëm Partizanin jashtë titullit, është rrugë e gjatë. Nuk mund të them që kemi fituar kampionatin tani. Jo jo, tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe t’i marrim një nga një. E përgëzoj Partizanin për shpirtin e garës që kanë treguar. Kjo është Superiorja më e bukur që kam parë që kur kam ardhur në Shqipëri pasi të hapin të gjitha ekipet probleme. Rama tha se na kanë ndihmuar arbitrat? Nuk e di, ju i shihni vetë. Të gjitha golat tanë kanë qenë të saktë, por nuk kanë ndihmuar arbitrat. Edhe nëse bëjnë gabime, i bëjnë sepse ata nuk janë Zoti dhe janë njerëzore, por këtu kanë qenë të gjitha gola të saktë”.

Sormani (Partizani): “Ndeshja u mbyll pas 18 minutash, aty u vendos gjithçka. Arritëm që përveç golit, të krijonim edhe disa raste. I referohem sekondës së 15 kur duhej të kishim një 11 metërsh, por nuk na u dha. Nuk është se e kompeson ai goli jonë. Kjo ishte një ndeshje false pasi Bitri nuk duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Rregullorja e thotë qartë se jepet penallti, atëherë nuk ka karton të kuq. I jap përgëzime Tiranës, por ndeshje pati vetëm për 18 minuta, pasi nuk kishte menaxhim të duhur. Shkarkimi? Nuk kam frikë nga asgjë, presidenti bën vlerësimet e veta, por unë punoj nga dita në natë dhe me kokën lartë. Kur kërkon rezultat me një lojtar më pak, duhet edhe të gabosh, pasi nuk mund të qendronim aty për të parë sesi Tirana do të qarkullonte topin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *