Intervistat pas ndeshjes/ Cungu: Duhej të reagonim pas humbjes me Tiranës, tani nuk të dhemb koka

Dy ndeshjet e radhës të Superiores janë mbyllur atje ku Skënderbeu dhe Laçi kanë fituar takimet e tyre përkatësisht ndaj Partizanit dhe Teuta. Në takimin kryesor të kampionatit shqiptar që u zhvillua në Korçë ka pasur 5 gola në fitoren 3-2 dhe shumë polemika. Ndërkohë kurbinasit fituan 0-1 falë Turkajt që shënoi me kokë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve dhe protagonistëve për “Supersport”:

Cungu (Laçi): “Pas dy rezultateve aspak të pritshme, sidomos ajo në shtëpi ndaj Tiranës, duhej që të reagonim. E rëndësishme ishte për mënyrën sesi e kemi fituar ndeshjen. Kontribut kanë dhënë shumë lojtarë që kanë luajtur në nivelin e duhur. Sigurisht që ishte stresuese që kemi kryer dy zëvendësime menjëherë në fillim të pjesës së dytë, pasi mund të kishim dëmtime apo kartonë të kuq, por falë djemëve nuk ka ndodhur. Pas afrimeve në janar tani nuk të dhemb koka dhe ka alternativa, ndërsa i kemi potenciale për të shkuar në Kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *