Intervistat/ “Më mban puna ime, jo Kapllanaj“, Dovedan nuk e fsheh kënaqësinë: Jam njeriu më i lumtur sot

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Bylisi ka barazuar në Korçë kundër Skënderbeut në shifrat 1-1 dhe pret kështu biletën për 4 më të mirat. Në gjysmëfinale do i bashkohet Tiranës, Kukësit dhe Teutës, ndaj të cilëve do të synojnë të prekin trofeun që të dërgon në Europë, objektivi i klubit për këtë sezon. Ndërkohë në përfundim të takimit kanë thënë fjalën e tyre edhe vetë protagonistët, intervistat e të cilëve për “Supersport“ mund t’i ndiqni më poshtë.

“Jam njeriu më i lumtur sot me këtë kualifikim që është bërë. Unë i gjej momentin lojtarëve. Ee kemi marrë shumë seriozisht Skënderbeun në cdo ndeshje që kemi bërë sepse është një skuadër shumë serioze dhe e mirë. Më mban përfundimi i ndeshjes, puna ime. Nuk më mban Besnik Kapllanaj“, ka thënë Dovedan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *