Intervistat/ Lorenc Trashi nuk dorëzohet: 7 pikë nga titulli nuk janë shumë, ja çfarë më tha kapiteni i Flamurtarit

Në pasditen e sotme janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 21 të Superiores. Partizani ka bërë detyrën e shtëpisë ndaj Flamurtarit duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe duke u ngjitur në vendin e tretë, menjëherë pas Tiranës. Nga krahu tjetër, Luftëtari i ka ngrirë buzëqeshjen Teutës me një gol në minutat e fundit. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Coclli (Luftëtari): “Kisha besim të jashtëzakonshëm dhe kisha ndjesi që do të shënonim në fund. E kam thënë që nga kjo skuadër do të shihni surpriza, pasi kanë kualitete të mëdha. Ajo që mungon është mbështetja dhe një projekt për të vazhduar këtë rrugë. Humbjet i kemi marrë ndaj Partizanit, Kukësit dhe Tiranës. E dija se do të përfundohej ashtu, por nuk do të shikoni më oshilacione. Do të shihni shumë surpriza nga Luftëtari dhe do të flasim në vazhdimësi. Ne nuk kemi ndërmend që t’i hapim rrugën askujt”.

Troisi (Flamurtari): “Ishte e vështirë pasi gjatë javës punuam me një formacion dhe më pas improvizova, sepse nuk i kisha të gjithë të gatshëm. Dua t’u jap urimet lojtarëve të mi, pasi janë të rinjë, luajtën mirë dhe luftuan deri në fund. Kam marrë shumë lojtarë të rinjë nga akademia dhe me këtë rast të bëjmë ndonjë zbulim të ndonjë talenti që është gati për ekipin e parë. Penalltia e Partizanit? Pamjet flasin vetë, por nuk flas për arbitrat. Më duket disi e çuditshme, por janë tre ekipe që nuk i shkojnë punët mirë me ekipet. Flamurtari është ekip me emër të madh për çdo trajner do të ishte nder që ta merrte si detyrë. Unë e dija se ishte në moment të vështirë, por Idrizi më premtoi një bashkëpunim të gjatë”.

Martini (Teuta): “E vërtetë që na ka ndikuar ajo ndeshja me Tiranën edhe sot. Sigurisht që duhej të shihnim më tepër për takimin e radhës dhe të mos merreshim shumë me arbitrat. Por edhe kur ka faj tek ta, duhet të shohim gabimet tona, jo të tyre. Duhej që ne të mbyllnim ndeshjen para kohe, pasi luanim përballë një ekip pa përgjegjësi. Padyshim që këtu marrë edhe unë përgjegjësitë e mia”.

Sormani (Partizani): “Fakti është se ne për herë të parë kemi punuar për një javë të plotë, pasi më parë kishim shumë ndeshje brenda pak ditësh. Shfaqeni penalltinë e Partizanit, por unë nuk e komentoj, nuk flas edhe për rastet që kemi pro apo kundër. I respektoj të gjitha opinionet, por nuk mendoj se kemi vështirësi te ekipi. Shoh një skuadër kompakte, solide dhe shumë të ekuilibruar”.

Griseld Lika (Luftëtari): “Kisha punuar shumë me goditjet standarte, i punoj edhe në stërvitje. Golin ia dedikoj motrës që ka mbushur 17-vjeçe dje. Luftëtarin e shohim si një trampolinë për të shkuar në ekipe të tjera. Jam i lumtur që i kam dhënë 1 pikë ndaj Teutës, një kundërshtar i fortë. Imitoj Kristiano Ronaldon, është idhulli im”.

Lorenc Trashi (Partizani): “Objektivi ynë vazhdon të mbetet titulli, pasi në të kundërt do të thonim që jemi vetëm për Europë. Atëherë 7 pikë nuk janë shumë, pasi si kanë përfituar të tjerët nga gabimet tona, do e bëjmë edhe ne me ta. Sa i përket penalltisë që morëm, do ju tregoj një bisedë. Kam folur me kapitenin e Flamurtarit dhe më tha se e pranonte se ishte penallti, por ishte çështja për kartonin e verdhë. Kjo skema e Sormanit mbetet shumë e lodhshme për ne si lojtarë, por duhet që t’i përshtatemi skemave të trajnerit dhe jemi duke u përmirësuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *