Intervistat/ “Ia kisha borxh babait dhe do luaja patjetër“, Vila pas humbjes së të atit: Shpresoj ta kem kënaqur atje ku është

Është mbyllur edhe java e 32-të e Kategorisë Superiore. Mbrëmjen e sotme u luajt takimi i fundit mes Teutës dhe Skënderbeut. Loja dhe rezultati foli për bregdetarët, që tashmë e shohin veten në vendin e 3-të në tabelën e renditjes. Pas përfundimit të takimit kanë thënë fjalën e tyre edhe vetë protagonistët e ndeshjes, të cilët kanë folur për mikrofonin e Supersport.

Emiljano Vila (Teuta): “Në radhë të parë dua falenderoj gjithë Shqipërinë që më ka ndenjur shumë pranë për ngushëllimet. Pse luajta sot? Babai im që 9-10 vjec më ka ndenjur pranë dhe më dërgonte cdo ditë te fusha e futbollit. Ishte ai iniciatori i karrierës sime. Kështu që ia kisha për borxh dhe do luaja me patjetër. Gjeta kurajon dhe luajta. Shpresoj ta kem kënaqur atje ku është.

Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, kemi luajtur futboll të mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu, të dalim sa më mirë në kampionat. Të mbajmë vendin që kemi dhe pse jo të synojmë edhe pak më shumë. Pastaj të dalim te trofeu. Këtë trofe besoj ia kam borxh babait tim“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *