Intervistat/ I dha fitoren e parë në Superiore, Troisi: Mora ofertë nga Greqia, por nuk e braktis Flamurtarin

0

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar 3 ndeshje të Superiores, atje ku Flamurtari ka regjistruar fitoren e parë për sezonin 2019-2020 duke mundur Luftëtarin në shifrat 0-1. Nga ana tjetër, Kukësi është surprizuar nga Bylisi në barazimin 1-1, ndërsa Partizani ka fituar në transfertën e Laçit 1-3. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Sormani (Partizani): “Nuk më intereson se kush shënon te Partizani, mjafton vetëm që të gjejmë golin. Ajo që mua më shqetëson është se pësojmë pa marrë një gjuajtje në portë. Ajo që ka rëndësi është se Partizani është në grup. Jemi 20 lojtarë që hyjnë në fushë dhe duhet të japim maksimumin”.

Shpëtim Duro (Kukësi): “Ne e kishim parashikuar se do e kishim të vështirë në Ballsh, pasi të tjerët si Tirana dhe Partizani kanë humbur këtu. Duhej ta kishim mbyllur takimin, pasi pashë një kundërshtar të çorientuar mbrapa. Por mungesa e komunikimit mes sulmuesve e solli këtë barazim. Gjithmonë do dali një arsye. Gazetari Jahaj e pyet se përse u mërzit Rroca kur doli nga fusha. “Kush u mërzit mo, kush u mërzit? Përse flisni budalliqe, kush u mërzit kur u ndërrua? Bëni pyetjet teknike, jo kot. Rroca u largua sepse ishte i dëmtuar. Ne jemi të gjithë punëtor kështu. Rroca kishte kaviljen të dëmtuar që në pjesën e parë dhe e kemi shtyrë pak zëvendësimin”

Armando Cungu (Laci): “Është e njëjta histori. Ekipi luan mirë, shënon dhe pa kaluar 3 minuta e pësojmë. Është e pafalashme për mënyrën sesi ne e pësojmë. Po të shohësh golat e Partizanit, të treja kanë ardhur nga goditjet standarte. Sigurisht që lodhja ndikon dhe kemi pasur kalendar të ngjeshur. Të vjen vërtet shumë keq për mënyrën sesi e kemi mbyllur. Nuabueze? Sulmuesit kanë ato momentet e tyre, ku ndonjëherë sado mirë të jesh, të mbyllet porta. Nuk duhet të harrojmë që është në epiqendrën e trajnerëve dhe kundërshtarëve tanë”.

Dovedan (Bylis): “Dua të falenderoj shumë ekipin për ndeshjen e sotme ndaj Kukësit. Kjo ishte një provë karakteri. Unë jam shumë i kënaqur me merkaton e janarit, pasi po na ndihmojnë në këtë periudhë. Kjo ishte ndeshja që lojtarët kanë treguar zemrën në fushë, pasi nuk ishte e lehtë që të barazohej”.

Troisi (Flamurtari): “Kam marrë një ofertë nga një ekip grek, por në asnjë moment nuk kam menduar që të largohem nga Flamurtari. Sinan Idrizi më ka dhënë besimin e tij për të qendruar i qetë. Ne nuk e prisnim eliminimin në Kupë, por tani do të punojmë për të rikuperuar sa më tepër pikë në Superiore. E dimë situatën e vështirë të klubit, por ne do të luftojmë deri në fund. Fituam ndaj Luftëtarit, që ka të njëjtën situatë me ne”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.