Intervistat/ Humbi penallti në fund, Martini: Sikur po e ndieja diçka, isha pak i trembur

0

Ndeshjet e Superiores janë mbyllur mes emocionesh, atje ku Bylisi ka barazuar ndaj Partizanit në shifrat 2-2. Ndërsa nga krahu tjetër, Skënderbeu fitoi në shifrat 3-2 ndaj Teutës, atje ku është pritur edhe një penallti nga ana e Koliçit në minutat e fundit. Më poshtë mund të gjeni edhe deklaratat e trajnerëve për “Supersport”:

Dovedan (Bylis): “Ne erdhëm në Tiranë për të fituar ndaj Partizanit, por ato dy gola të shpejt na ndryshuan planet dhe në fund kemi marrë një barazim. E pësojmë në fillim dhe pastaj reagojmë? Kjo do të thotë se ne jemi ekip i mirë, përderisa e kemi një fuqi të tillë. Loja e Bylisit është në grup dhe nuk varet nga lojtarët. Nëse funksionojnë të gjithë mirë, do të arrijmë ato rezultate që kemi marrë deri tani”.

Martini (Teuta): “Jam i shqetësuar për mënyrën sesi kemi pësuar golat. Por në tërësi ekipi ka luajtur mirë dhe ne meritonim barazimin. Ky është futbolli. Këto janë momente që ne duhet t’i përballojmë dhe më vjen keq që nuk kemi marrë barazimin. Teuta ka bërë një ndeshje të mirë, duke parë edhe mungesat që kishim. U dënuam shumë shpejt falë edhe kualiteteve të kundërshtarit. Penalltia në minutat e fundit, isha i trembur dhe sikur po e ndieja diçka. Kemi bërë ndeshje të mira në Tiranë dhe Korçë, por nuk kemi marrë rezultatet e duhura”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.