Intervistat/ Fituan 5-1 ndaj Partizanit, Egbo të çudit: Ndeshja më e dobët e Tiranës! Arbitrat na ndihmuan? Ata nuk janë Zoti

Nëse do të përshkruanim Tiranën e Egbos deri tani, pas 12 ndeshjesh me 11 fitore dhe 1 barazim, atëherë tre do të ishin fjalët: “Pëso, përmbys, fito”. Në jo pak raste bardheblutë e kanë pësuar të parët, por në fund ia kanë dalë të marrin tre pikët.

Kështu ka rezultuar edhe në derbin e sotëm, atje ku është fituar në shifrat 5-1 ndaj Partizanit. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “E kemi filluar ndeshjen shumë keq, por loja ndryshoi shumë pas kartonit të kuq. U tregova i qetë edhe pas golit të pestë, sepse jam besimtar në Zot dhe nuk besoj te asnjëri tjetër, duhet të tregohesha kështu. Pavarësisht se fituam 5-1 nuk jam i kënaqur sot, pasi nuk kemi luajtur mirë. Do ta diskutojë me ekipin pasi Partizani kishte një lojtar më pak, por ka luajtur si i barabartë. Për mua kjo ka qenë një nga ndeshjet tona më të dobëta deri tani. Nuk mendoj se e nxorrëm Partizanin jashtë titullit, është rrugë e gjatë. Nuk mund të them që kemi fituar kampionatin tani. Jo jo, tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe t’i marrim një nga një. E përgëzoj Partizanin për shpirtin e garës që kanë treguar. Kjo është Superiorja më e bukur që kam parë që kur kam ardhur në Shqipëri pasi të hapin të gjitha ekipet probleme. Rama tha se na kanë ndihmuar arbitrat? Nuk e di, ju i shihni vetë. Të gjitha golat tanë kanë qenë të saktë, por nuk kanë ndihmuar arbitrat. Edhe nëse bëjnë gabime, i bëjnë sepse ata nuk janë Zoti dhe janë njerëzore, por këtu kanë qenë të gjitha gola të saktë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *