Intervistat/ “Eurpoën e mbyllim me Partizanin”, Martini kërcënon Tiranën: Oreksi vjen duke ngrënë, shkruajmë historinë

Mbrëmjen e sotme është mësuar edhe çifti finalist i Kupës së Shqipërisë. Tirana do të ketë përballë Teutën e Edi Martinit, duke iu dhënë kështu mundësia për “hakmarrje” për atë humbje që i shkaktoi, e para në kampionat për bardheblutë. Skuadra durrsake mbërrin në finale pas 13 viteve, teksa përmbysi çmendurisht Kukësin brenda 10 minutave. Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit vetë protagonistët e takimit kanë thënë fjalët e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Edi Martini (Teuta): “Nuk di si t’i falenderoj. Kemi luajtur çdo 3 ditë. Ky ekip ka karakter, ky ekip ka grintë, ky ekip është si familje. Kapllani është një lojtar mjaft i mirë për të ardhmen. Kam rrezikuar gjithçka për gjithçka sot. I kam kërkuar djemve para ndeshjes që ai ekip që ka karakter çohet në këmbë atëherë kur rrëzohet. Ne u rrëzuam ndeshjen e kaluar, por u ngritëm sërish në këmbë. E gjithë merita i shkon lojtarëve. Oreksi vjen duke ngrënë. Ne jemi në një pikë kur duam të shkruajmë historinë e këtij ekipi. Për sa i përket Europës, shpresoj ta mbyllim ditën e dielë me Partizanin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *