Intervistat e trajnerëve, Jonuz: Të futet topi në rrjetë, na mungon një sulmues klasik

Java e pestë e Superiores është mbyllur me përballjet mes Vllaznisë dhe Luftëtarit në rezultatin 0-0, por edhe me spektaklin te Flamurtari-Laçi, që u mbyll sërish në barazim, por me rezultatin 3-3. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Sadedini (Flamurtari): “Erdhi pika e parë. Ekipi dha edhe zemrën, rezultati është i kënaqshëm. Kemi problemet tona, kemi qenë me vonesë në shumë drejtime. Mendoj se kështu do të vazhdojmë edhe në vazhdim. Nuk është e bukur të luash pa tifozë. Nuk mund të futem në këto probleme dhe e di që futbolli nuk luhet kështu. Nuk kam folur me Idrizin rreth kësaj teme”.

Sulejman Starova (Laçi): “Erdhëm për të marrë tre pikët. U shfaq papritur një e metë e madhe, ku morëm gol me topin në ajër, ndërsa ne kemi lojtar shumë shtatlartë. Pastaj e dhuruam edhe golin e dytë. Shfaqëm disa të meta papritur. Menduam se do bënim më mirë, por kemi gabuar shumë. Tre gola janë shumë për ne. Nuk luajtëm mirë në vendosje dhe në goditjet standarte. Në rastin e golit të parë, i dhamë moral kundërshtarit. Penalltia na dha një tjetër goditje”.

Marantas (Luftëtari): “Na jep besim që të vazhdojmë ky rezultat ndaj Vllaznisë. Kemi disa lojtarë me eksperiencë, që po ndihmon edhe të rinjtë e tjerë. Luftëtari po më ndihmon mua në karrierën time, por edhe e kundërta. Kjo pasi njëra sjell tjetrën”.

Mirsad Jonuz(Vllaznia): “E kam parë edhe renditjen e kampionatit shqiptar. Është shumë e vështirë që të luash në sulm në Shqipëri, pasi të gjithë luajnë në mbrojtje. E di që kemi probleme. Problemi është shumë i vështirë për mua, pasi nuk kam një sulmues klasik. Duhet të futet topi në rrjetë. Luftëtari erdhi për të marrë një pikë dhe ia arriti. Është shumë e vështirë të luash pa tifozë. Pjesën e dytë ndryshova gjithçka në skuadër. Nuk kishim as fat. Ishim disi nervozë, pasi një ndeshje e luajmë shumë të nxehtë, ndërsa tjetrën shumë të ftohtë. Vllaznia është ekip i madh dhe duhet të luajmë gjithmonë nxehtë. Sot gabuam 2 pikë. Sikur të fitonim sot, ndeshjen tjetër e bënte më të thjeshtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *