Intervistat/ Dovedan e thotë hapur: Bylisi në Europë, i ka të gjitha mundësitë

0

Në Superiore janë luajtur tre ndeshjet e para që po përmbyllin javën e parë të Superiores. Bylisi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, Kukësi që fitoi pastër në shifrat 4-1 ndaj Luftëtarit, ndërsa Laçi me Cungun thyen 3-0 skuadrën e Teutës, që po kryesonte para nisjes së përballjes. Më poshtë mund të gjeni edhe deklaratat e trajnerëve pas këtyre takimeve për “Supersport”:

Bledi Shkëmbi (Teuta): “Kundërshtari e kishte përgatitur ndeshje më mirë. Unë vazhdoj të kem besim te ekipi. Të gjithë lojtarët bëjnë gabime. Ndoshta ishte edhe gabimi im se duhej ta përgatisja më mirë në anën psikologjike. Nuk kemi bërë mjaftueshëm në anën psikologjike. Këta lojtarë të kemi dhe dua ta mendoj dhe shpresoj se ishte vetëm një ditë e keqe e jona”.

Shpëtim Duro (Kukësi): “Normalisht që kishte vështirë pasi temperaturat ishin të larta dhe fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Por pavarësisht kësaj arritëm tre gola të shpejt. Shkurtaj po bën paraqitje të mira jo vetëm në shënim. Sa i përket golave të munguara nga Abazaj dhe Gavazaj, nuk është faji im. I kishin mundësitë e tyre dhe nuk ia dolën. Normalisht do të ishte më mirë që të realizonin”.

Ardian Mema (Tirana): “Nuk mund ta them humbje e merituar. Sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe goditjes standarte. Sa shumë e kemi përgatitur dhe të vjen keq. Keqardhje e madhe është që kam një vit që merrem me këto gjëra dhe diçka nuk shkon. I kemi dhuruar golat. Edhe nëse nuk do kishte trajner, lojtarët duhet të ishin më të përqendruar. Të pësosh këto lloj golash, nuk di si t’i vendos as emrin. Të pësosh gol nga goditja standarte pa lëvizur asnjë, nuk ka lidhje me trajnerin.

Armando Cungu (Laçi): “Ekipi e tregoj më së miri se ka mundësi për të ecur përpara dhe më dha sinjalin e duhur. Rezultati ishte dhe më i thellë. Kjo tregon se ekipi ka punuar mirë. Po mundoheshim t’i ushtronim presion kundërshtarit. Gjendja është e mirë dhe meritat shkojnë për Starovën, që ka stërvitur këtë grup. Me Vllazninë duhet të bëjmë gjithçka për fitore, pasi nëse nuk ia dalim, nuk vlejnë tre pikët me Teutën.

Marantas (Luftëtari): “Ne erdhëm këtu për të luajtur futboll dhe për t’u mos mbyllur mbrapa, siç ka bërë çdo ekip ndaj Kukësit. Po luanim me një ekip të fortë dhe na shfyrtëzuan gabimet më të vogla. Kjo është ndeshja që na kanë mundur më pastër. Mund të ishim 11 pikë, por jemi 6 pikë. Do të kthehemi më të fortë dhe pikët do të vijnë. Patjetër që në janar duhet të vijnë lojtarët.”

Dovedan (Bylis): “Kjo fitore ishte për të marrë sa më tepër pikë për të mbijetuar, por edhe pse jo për të shkuar në Europë. Ne i kemi të gjitha mundësitë. Kemi edhe disa lojtarë të dëmtuar që kur të vijnë do të kthehemi edhe më të forte. Nuk e shoh fare kundërshtarin, por ekipin tim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.