Intervista pas ndeshjes, Osja: Vllaznia meritonte fitoren, në shtyllë u ndalë edhe Tirana

0

Tirana dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim pa gola në javën e 12 të Superiores. Një përballje e nxehtë kjo duke ditur historinë mes dy ekipeve, por që në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit dhe me rastet e pakonkretizuar, nuk ka arritur që të prodhojë shumë.

Trajneri Jonuz ka qenë i dënuar gjithashtu për dy takime, ndërsa nuk do të jetë në stolin e Vllaznisë edhe në ndeshjen pasardhëse. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni dy intervistët e teknikëve përkatës pas ndeshjes së sotme për “Supersport”:

Osja (Vllaznia): “Kemi luajtur shumë mirë dhe meritonim fitoren. Megjithëse edhe barazimi mund të duket si i drejtë, pavarësisht disa mungesave që ne kishim. Fati ndikon në futboll pasi në shtyllë u ndalë edhe Tirana. Mos të harrojmë që 4 mungesat ndikuan edhe ndaj Bylisit. Kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve në anën psikologjike. Vllaznia ka luajtur mirë gjithmonë, duke përjashtuar atë humbje të fundit”.

Ahmataj (Tirana): “Tirana nuk reagoj për disa momente në fushë, pasi ishte presioni i rezultatit. Donim me patjetër fitoren dhe kishim presion të lartë, pavarësisht se nuk kishim tifozët. Unë e kam përgjegjësinë që t’i dërgoj lojtarët atje ku duhet. Tirana nuk diskutohet që ka të njëjta pretendime për Superioren. Ka elemente pozitive edhe këtu, pasi nuk kemi marrë gola. Në tre ndeshje kemi pësuar vetëm 1 gol. Celhakan dhe Ismajlgecin i largova për shkak të rëndesës së madhe fizike që kishin marrë. Ne po fillojmë të bëhemi një skuadër shumë e fortë. Skuadrës i kërkova një ritëm të lartë në pushim të ndeshjes”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.