Intervista/ “Nuk dua të mund vetëm Partizanin”, Ilir Daja: Për të marrë Kombëtaren? Jo me moshat, se kthehem 20 vite mbrapa

0

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit në super sfidën e zhvilluar në kryeqytet. Kanë mjaftuar vetëm dy shkrepje brenda një minutë për të vrarë ndeshjen ndaj të kuqëve, falë realizimeve të Gripshit dhe Ditës.

Dy gola të realizuar në mënyrë fantastikë nga Skënderbeu, që po vazhdon mrekullinë në drejtimin e Dajës. Pavarësisht se shumëkush mendonte se korçarët do të luftonin për të mos rënë nga kategoria dhe do të merrnin tatpjetën, gjenden në vendin e tretë dhe vetëm tre pikë larg Kukësit.

Duke përsëritur një ecuri të ngjashme si e Tiranës, teksa në 8 ndeshjet e fundit kanë arritur të fitojnë 6 ndeshje dhe të barazojnë 2, pa e provuar shijen e humbjes. Ndërkohë nga ana tjetër super goli i Feratit ka shërbyer vetëm për statistika të ndeshjes. Sormani e gjeti Partizanin kur ishte ende në vallen e luftës për titullin kampion, ndërsa tani të kuqtë renditen në vendin e 7 dhe vetëm 2 pikë larg Bylisit, vendin ku diskutohet mbijetesa me “Play-Off”. Ndërkohë më poshtë gjeni edhe intervistat e dhënë nga protagonistët për “Supersport”:

Ilir Daja (Skënderbeu): “Kjo fitore na jep shpresë për vazhdimësinë dhe vazhdojmë me objektivin për arritjen në Europë. Përveç faktit që ne kemi fituar, nuk mund të them se ky Skënderbeu është më i miri sesa ishim në pushimin e kampionatit. Ajo që më gëzon është se ekipi ka shpirt skuadre dhe sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Kjo u pa pasi kishim shumë lojtarë të kontraktuar fizikisht, por sërish e kanë vazhduar ndeshjen deri në fund. Unë dua të fitoj çdo ndeshje, nuk kam ndonjë ndjesi që të fitojë vetëm me Partizanin. Vetëm se kur fitohet me ekipe të tilla kënaqësia është me madhe. Unë fitoret i ndiej si në ditën e parë kur jam bërë trajner. Gjyqi ynë? Nuk kam ndonjë informacion të saktë, megjithëse duam një vendim pozitiv për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar. Unë nuk kam pikësynim të marrë ekipet kombëtare të moshave tona, pasi kthehem 20 vite mbrapa. Jo vetëm Ilir Daja, por edhe trajnerë të tjerë shqiptarë kanë aftësi dhe tregojmë se kemi potencialin e duhur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.